Disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan vendet e objekteve të pasurimit bërthamor në Iran, Papa Leo XIV e quajti alarmuese situatën në Lindjen e Mesme.
Ai tha se diplomacia është e vetmja rrugë përpara.
“Çdo anëtar i bashkësisë ndërkombëtare ka një përgjegjësi morale: Të ndalojë tragjedinë e luftës përpara se ajo të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme”, tha Papa më 22 qershor, pasi lutjes së Angelusit me mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo tha se njerëzit në të gjithë botën po luten dhe po qajnë për paqe.
“Është një thirrje që kërkon përgjegjësi dhe arsyetim dhe nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve,” tha Papa Leo, duke shtuar se nuk ka konflikt të largët kur në lojë është dinjiteti njerëzor.
Gjithashtu, Papa tha se me “skenarin dramatik” të bombardimeve në Iran, “vuajtjet e përditshme të njerëzve, veçanërisht në Gaza dhe territore të tjera, rrezikojnë të bien në harresë,” ndërsa vëmendja e botës kthehet diku tjetër.
Sulmet e SHBA-së erdhën 10 ditë pas fillimit të sulmeve izraelite ndaj objekteve bërthamore dhe infrastrukturës ushtarake të Iranit, të cilat çuan në hakmarrjen iraniane me raketa kundër Izraelit. /Telegrafi/
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...