Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmet ushtarake të SHBA dhe Izraelit si dhe reagimit hakmarrës të Iranit.
Në një deklaratë, ai bëri thirrje për ulje të tensioneve, duke shtuar se ekziston rreziku për një konflikt më të gjerë rajonal me pasoja për qytetarët. Ai inkurajon palët që të ulen në tryezën e negociatave.
“Unë bëj thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe për ulje të tensioneve. Mosveprimi në këtë drejtim rrezikon një konflikt më të gjerë rajonal me pasoja të rënda për civilët dhe stabilitetin rajonal. I inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të kthehen menjëherë në tryezën e negociatave.
Unë përsëris se nuk ka alternativë të qëndrueshme ndaj zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë kartën e OKB-së. Karta ofron themelin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.”, u shpreh Guterres.
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit