Kina ka deklaruar se nuk ka paraqitur asnjë kërcënim për Europën, pasi reagoi ndaj një propozimi të presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e ushtrisë europiane, me qëllim që të mbrohet nga Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
“Ne kurrë nuk kemi paraqitur ndonjë kërcënim për Europën”,tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Hua Chunying, kur u pyetën rreth kësaj çështjeje në një konferencë për shtyp në Pekin, transmeton portali arbresh.info
Ajo tha se ndërsa “Europa ka të drejtën e saj të vendosë për politikat e saj të jashtme dhe të mbrojtjes”, udhëhqësit europianë në fak kanë shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me Kinën.
Macron ka hapur një polemikë javën e kaluar me propozimin e tij, e cila është një temë e ndjeshmë mes vendeve europiane të prirura për të trajtuar mbrojtjen e tyre dhe në dritën e thirrjeve të Presidentit të SHBA Donald Trump për Europën që të mëbshtesë më shumë NATO-n.
Trump e ka quajtur idenë e Macron “shumë fyese”, duke thënë se Europa duhet të paguajë se pari pjesën e saj për NATO-n, pasi sipas Trump “SHBA e subvencionin më shumë”.
Idenë e Macron e ka përkhrahur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Gjatë një sesioni të parlamentit europian, ajo theksoi se Europa ka nevojë të forcojë aftësinë e vet-mbrojtjes dhe tha se një ushtri europiane mund të konkuronte paralelisht me NATO-n./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...