Mediat e të gjithë botës raportuan dje se një vajzë holandeze, e cila vuante nga stresi pas-traumës, kishte zgjedhur të vdiste me eutanazi.
Vajza ishte ngacmuar seksualisht në moshën 11-vjeçare dhe 12-vjeçare, në festa ditëlindjesh, si dhe në moshën 14-vjeçare e kishin përdhunuar dy burra pranë lagjes ku jetonte.
Stresi pas traumës e kishte çuar në pikën që të refuzonte ushqimin dhe ujin, duke shkuar në pikën e vdekjes.
Lajmi shkaktoi reagime të shumta në të gjithë botën, se si mund të lejohej një vajzë e mitur që të vetëvritej për sëmundje psikologjike që ndoshta mund të shërohej.
Por autoritetet në Holandë shpjegojnë se vajzës i ishte refuzuar kërkesa për eutanazi, të cilën e kishte bërë para një viti, dhe kishte vdekur në shtëpinë e saj, nën kujdes mjekësor, për shkak se e kishte të pamundur të ushqehej e të pinte ujë.
17-vjeçarja ishte mjekuar për depresion të rëndë dhe anoreksi në klinika të ndryshme dhe ishte përpjekur disa herë të vetëvritej.
Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar ende në mënyrë zyrtare. Por nuk ka as prova se vetëvrasja ka qenë me ndihmë mjekësore të kontrolluar, pra, me eutanazi./tch
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...