Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka quajtur “demagogji” thirrjet e disa vendeve europiane, përfshirë edhe Gjermaninë për të pezulluar shitjen e armëve në Arabinë Saudite, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khaghoggi.
“Cila është lidhja mes shitjes së armëve dhe vrasjes së gazetarit saudit? E kuptoj lidhje me atë që po ndodh në Jemen, por kjo nuk ka asnjë lidhje me rastin Khashoggi”, tha Macron në një konferencë shtypi në Sllovaki, transmeton portali arbresh.info
“Kjo është një demagogji e pastër”, tha ai.
Ministri i Jashtëm austriak Karin Kneissl, për një gazetë gjermane tha se Bashkimi Europian duhet të ndalë shitjen e armëve në Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit saudit, duke shtuar se kjo mund të ndihmojë edhe në përfundimin e luftës së tmerrshme në Jemen.
Komentet e Austrisë erdhën pasi Gjermania tha se do të ndalonte miratimin e eksporteve të armëve në Arabinë Saudite, deri në momentin që të qartësohet vdekja e Jamal Khashoggi.
Parlamenti Europian votoi përmes një resolute të enjtën duke dënuar torturën dhe vrasjen e Khashoggi dhe duke i bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ndalojnë shitjen e armëve në Arabinë Saudite./arbresh.info/
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat