Një pacient në Suedi dyshohet të ketë kontraktuar virusi e Ebolës, paralajmërojnë zyrtarët shëndetësorë të këtij vendi.
Pacienti, për të cilin thonë se është në moshë të re, momentalisht gjendet në izolim në Spitalin Universitar të Uppsala, transmeton portali arbresh.info.
Mjekët që po trajtojnë pacientin, simptomat e të cilit janë gjak në të vjellura dhe jashtëqitje, thonë se ai është me vetëdije dhe se tensioni i tij i gjakut është normal.

Rezultatet e testeve pritet që sonte të tregojnë nëse ai ka Ebolën apo jo.
Ebola konsiderohet një nga patogjenë më vdekjeprurës që ekziston.
Nëse pacienti e ka këtë virus, ai do të jetë personi i pestë që është diagnostikuar ndonjëherë më virusin në tokën evropiane.
Ebola ka marrë jetët e të paktën 11 mijë personave në Afrikën Perëndimore gjatë një epidemie në vitet 2014-15./Arbresh.info/
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së