Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën kanë tejkaluar shifrën 2.5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat nga universiteti treguan se numri i vdekjeve nga koronavirusi kanë arritur në 171.718, ndërsa numri i pacientëve që u shëruan është 659.732.
Gjithsej 2.501.156 raste të konfirmuara janë regjistruar në mbarë botën, ndërsa SHBA mbetet vendi më i prekur nga ky virus, me gjithsej 788.100 të infektuar dhe 42.400 viktima.
Përderisa Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve me gjithsej 24.114 viktima, Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 204.178 të infektuar.
Kina, vendi ku u shfaq për herë të parë koronavirusi dhjetorin e kaluar, ka regjistruar mbi 83 mijë raste të konfirmuara, por nuk ka raportuar viktima të reja pasi të enjten e kaluar konfirmoi gati 50 për qind rritje të numrit të viktimave, duke e çuar numrin e vdekjeve nga 3.345 në 4.636. Këto shifra vazhdojnë të ngrenë një pikëpyetje brenda dhe jashtë Kinës.
Tetë zyrtarë policorë dekorohen me “Medalje për shpëtim jete...
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...