Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, edhe kryeministri sllovak, Robert Fico u “sëmurë papritur” dhe ka anuluar të gjitha punët e rëndësishme.
Pak kohë më parë, të dy betoheshin se do të shkonin tek presidenti rus, Vladimir Putin për të shprehur nderimet më 9 maj.
Presidenti i Serbisë, për shkak të “problemeve shëndetësore”, ndërpreu madje edhe vizitën në SHBA, ku raportohej se do ta takonte presidentin amerikan, Donald Trump.
Vetëm disa ditë më parë, Vuçiq përsëri deklaroi se nuk do të refuzonte një vizitë në Moskë dhe këtë ia kishte premtuar Putinit.
Kryeministri i Sllovakisë, Fico, gjithashtu “u sëmurë” dhe nuk mori pjesë në festimet e Ditës së Punës në Sllovaki, shkruajnë mediat.
“Programi i punës i Kryeministrit të Republikës Sllovake, Robert Fico, është anuluar”, kishte raportuar të mërkurën agjencia qeveritare sllovake pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ai gjithashtu nuk mundi, ashtu siç kishte menduar, të tregonte solidaritet me punëtorët duke bërë një ndërrim nate si punëtor në një furrë në qytetin e Nitrës.
Mbetet të shihet nëse do të shërohen deri më 9 maj, kur mbahet parada në Moskë – apo kjo është një mënyrë për tu arsyetuar para Putinit se nuk do të mund të udhëtojnë drejt Rusisë. /Telegrafi/
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...