Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti iranian njoftoi ndaljen e sulmeve ndaj fqinjëve

10:00 | 7 Mars 2026
E.K

Pak minuta pasi Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se Irani kërkon falje për sulmet ndaj vendeve fqinje, se nuk kishte qëllim të sulmonte territoret e fqinjëve arabë dhe se është vendosur të mos lëshohen raketa drejt përveç nëse sulmohen prej tyre, është dëgjuar një tjetër shpërthim mbi Doha, ku u aktivizua një alarm sigurie.

Sipas ekspertëve, ajo që dëgjuan banorët ishte ndoshta zëri i një interceptimi rakete.

Nuk është e qartë nëse pati ndonjë vonesë në komunikim mes ushtrisë iraniane dhe vendimit të qeverisë.