Marianna Budanova, bashkëshortja e shefit të inteligjencës së ushtrisë së Ukrainës, Kyrylo Budanov, është helmuar me metale të rënda dhe se ndodhet në spital momentalisht, raportuan mediat lokale më 28 nëntor.
Raportohet se janë helmuar edhe disa zyrtarë të inteligjencës ushtarake me “substanca” që “nuk përdoren në jetën e përditshme, e as për qëllime ushtarake dhe prania e tyre mund të sinjalizoj për një përpjekje të paramenduar për ta helmuar një person konkret”.
Nëse këto raportime konfirmohen, atëherë ky do të ishte sulmi më serioz ndaj familjes së një figure të lartë të udhëheqësisë ukrainase prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar rreth këtij rasti ende./rel/
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...