Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kundërshton mbylljen e menjëhershme të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) pasi ka frikë se kjo mund të shkaktojë një “katastrofë humanitare”, raportoi Times of Israel duke cituar një zyrtar të lartë anonim të qeverisë.
“Nëse UNRWA pushon së funksionuari në terren, kjo mund të shkaktojë një katastrofë humanitare që do ta detyronte Izraelin të ndalonte luftën kundër Hamasit”, deklaroi zyrtari izraelit. “Kjo nuk do të ishte në interesin e Izraelit dhe nuk do të ishte në interesin e aleatëve të Izraelit.”, shtoi ai.
Të paktën një duzinë, kryesisht vende perëndimore, kanë pezulluar ndihmën për agjencinë e OKB-së ditët e fundit në përgjigje të akuzave se 12 nga anëtarët e stafit të saj morën pjesë në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje donatorëve kryesorë që të rifillojnë financimin për UNRWA në një takim me dyer të mbyllura të 35 vendeve të martën./abcnews.al
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...