Raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka treguar se më shumë se 1 milion kafshë dhe specie të tjera bimore janë në rrezik për jetë tani më shumë se kurrë shkruan CNN përcjell arbresh.info
Ekspertët e këtij raporti tregojnë se ky rrezik do të ketë gjithashtu ndikim të madh në jetën e njerëzve gjithashtu.
Ky vlerësim global historik paralajmëron se dritarja po mbyllet për te mbrojtur biodiversitetin dhe planetin e shëndetshëm. Megjithatë ende kemi zgjidhje përpara.
Lidhja që mban natyrën se bashku mund të jetë në rrezik të shpërbërjes nga shpyllëzimi, mbipopullimi, zhvillimi dhe aktivitetet e tjera njerëzore, paralajmëron raporti i Kombeve të Bashkuara. Falë presioneve njerëzore, nje milion specie mund te zhduken ne vitet e ardhshme me pasoja serioze edhe për qeniet njerëzore, si dhe një pjese tjetër të jetës në Tokë.
“Provat janë të qarta: Natyra është në telashe. Prandaj ne jemi në telashe”, tha Sandra Diaz, kryetarja e Raportit Global të vlerësimit mbi Biodiversitetin dhe Sherbimet e Ekosistemit./arbresh.info/
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...