Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Donald Trump për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Në një postim në X, Rama e ka cilësuar fitoren e Trump si të jashtëzakonshme dhe ka shprehur gatishmërinë për të forcuar më tej partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...