Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Pamjet në Facebook, i ka ndarë vetë Rama.
“Ankara, Turqi – Ceremonia Zyrtare e mikpritjes së Delegacionit Shqiptar në Kompleksin Presidencial nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”, shkruan Rama, përcjell Arbresh.info
Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive. Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë.
Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj.
Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.
LEXO EDHE:
Rama takohet sot në Turqi me Erdogan, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin