Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Bruksel, në kuadër të samitit 2-ditor të BE.
Rama ka folur para mediave të huja, ku ka ritheksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë me çështjen Bullgare.
Megjithatë Rama u shpreh se nëse kjo zgjidhet do të jetë një sinjal pozitiv për të marrë frymë.
“Unë e kam thënë edhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari. Nëse do zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, tha Rama./arbresh.info/
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...