Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, mbrëmë e ka hedhur poshtë ftesën e ish-liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, për bisedime të reja jashtë Spanjës.
Kreministri Rajoy tha se ai do të zhvillonte negociata me çdokend, që zgjedhet shef i qeverisë së Katalonjës, por udhëheqësit e ri duhet t’i marrrin postet e tyre në Katalonjë.
Më herët, Puigdemont tha se ishte i gatshëm për takim me zotin Rajoy çdokund në Bashkimin Evropian, por jo në Spanjë, ku ai ballafaqohet me arrestim, lidhur me akuza për kryengritje, revoltë dhe keqpërdorim të fondeve.
Këtë thirrje ai e bëri pasi partitë separatiste e fituan shumicën në zgjedhjet madhore rajonale në Katalonjë, të mbajtura pardje./REL
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...