Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dështuar ta izolojë vendin e tij, përderisa nuk e përjashtoi mundësinë e rinisjes së bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
“Armiku tentoi të ndjekë dy strategji: një ishte për ta izoluar Iranin nga bota dhe tjera ishte që ta dekurajonte kombin iranian”, tha Raisi.
“Të dy strategjitë dështuan. Perëndimi nuk pati sukses që ta izolonte Iranin”, tha ai në një konferencë për media në Teheran.
Raisi iu referua sanksioneve të vendosura ndaj Iranit që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore më 2018, por edhe protestave që
Presidenti ultrakonservator tha se Irani po vazhdon të kërkojë “heqjen e sanksioneve” përmes negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore që Teherani dhe fuqitë botërore arritën më 2015.
Por, ai shtoi se “ne nuk do të lidhim ekonominë e shtetit tonë me dëshirat” e shteteve perëndimore.
Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë ulur gjatë këtij muaji pas njoftimit të një marrëveshjeje, sipas së cilës, Irani do të lirojë pesë të burgosur amerikanë në këmbim të kthimit të 6 miliardë dollarëve, fonde iraniane që ishin ngrirë në Korenë e Jugut.
Por, kjo marrëveshje nuk përfshin edhe mundësinë e rikthimit në marrëveshjen bërthamore të Uashingtonit./REL/
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...