Një qytet në Grenlandën lindore ka lëshuar një ndalim dy-javor të alkoolit pasi raportoi disa incidente ‘shqetësuese’.
Sipas medieve të huaja, përcjell telegrafi, autoritetet thonë se ndalimi i përkohshëm i të gjitha shitjeve të alkoolit në Tasiilaq ishte i nevojshëm pas një rritje të papritur të dhunës.
Ditët e fundit, policia në qytet ka raportuar 15 shqetësime në familje, dy vetëvrasje, katër kërcënime vetëvrasëse dhe gjashtë incidente të tjera dhune.
Zyrtarët lokalë të shëndetit deklaruan gjithashtu se nuk kishin kapacitet për të trajtuar njerëzit për helmim nga alkooli.
Autoritetet thanë se “incidentet shqetësuese” kanë lënë gjurmë në Tasiilaq, një vendbanim me pak më pak se 2,000 njerëz në bregun lindor të Grenlandës.
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...