Protesta e parë në Hong Kong që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, filloi në një qendër tregtare, ku policia dënoi pjesëmarrësit për thyerjen e masave distancuese sociale.
Policia paralajmëroi qindra protestues, të cilët u mblodhën në qendrën tregtare “Cityplaza” dhe brohorisnin parulla e thirrje antiqeveritare për demokraci, se do të përballeshin me gjoba për shkeljen e masës së ndalimit të grumbullimeve gjatë pandemisë.
Demonstrata në Hong Kong nisi për shkak të izolimit të qytetit, pavarësisht numrit në ulje të rasteve të reja me koronavirus, ku disa ditë nuk u regjistrua asnjë rast.
Nën masat aktuale të distancës sociale në fuqi që nga 29 marsi, qytetarët e Hong Kongut nuk lejohen të mblidhen në grupe me më shumë se katër persona./atsh/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur