Në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë organizuar me qindra manifestime ku kërkohet shkarkimi nga posti i Presidentit Donald Tramp.
Më shumë se 130 manifestime janë organizuar në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Deputetja e parë muslimane në kongresin amerikan u shpreh se shpresonte që kolegët e saj në Kapitol Hill t’I përgjigjeshin kërkesës së miliona amerikanëve që nuk e duan Tramp si presidentin e tyre. Ajo theksoi se ndryshimet më të mëdha në vend që nga e drejta e votës për gratë, e deri tek fundi i skllavërisë, nuk nisën në kongres por rrugëve të qytetit, si për shembull në Ditroitin e saj. Në Nju Jork manifestimi u mbajt në Folej Skuer, ku u mblodhën me qindra persona. Në një nga parullat lexohej: Mjaft regjimit Tramp – Pens, ndërsa pjesa më e madhe kërkonin shkarkimin e kreut të Shtëpisë së bardhë.
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney...
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...