Shërbimet e inteligjencës në Britani të Madhe kanë gjetur se 300 luftëtarë britanikë të ISIS-it janë duke u fshehur në Turqi, duke e ngritur kështu rrezikun për sulme terroriste në Europë.
Besohet se militantët kanë ikur në Turqi pas rënies së Mosulit në Irak dhe Raqqa-s në Siri, të cilat konsideroheshin si dy fortesat më të mëdha të Shtetit Islamik, shkruan “Mirror”, transmeton portali arbresh.info
Mendohet se shumica e xhihadistëve që ndodhen në arrati, janë të gatshëm të kryejnë sulme terroriste në Europë.
Zbulimi vjen pasi ISIS publikoi një video përmes të cilës u bënte thirrje militantëve të vetmuar që të kryejnë sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në videon e publikuar është kërcënuar edhe Ati i Shenjtë.
Autoritetet në Europë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë gjatë festave./arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...