Kreu i grupit militant libanez Hebollah ka deklaruar se liderët politikë duhet të pranojnë mbijetesën e qeverisë së Presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Hassan Nasrallah i ka bërë thirrje qeverisë libaneze që të normalizojë marrëdhëniet me fqnijin e saj, transmeton portali arbresh.info
Partitë politike të Libanit janë ndarë mbi idenë nëse duhet apo nuk duhet të stabilizojnë marrëdhëniet me Sirinë, përderisa Hezbollahu ka investuar shumë në mbijetesën e Assadit.
Më shumë se një mijë luftëtarë të Hezbollah-ut kanë humbur jetën duke luftuar përkrah forcave siriane.
“Bota sot duhet t’a kuptojë se qeveria e Assadit duhet të qëndrojë”, ka deklaruar Nasrallah.
Përkrahës i fuqishëm i qeverisë së Assadit është edhe Rusia, e cila ka ndihmuar focar siriane përmës sulmeve ajrore./Arbresh.info
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...