Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maude Brejon, tha pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve amerikane, në të cilat fitoi Donald Trump, se Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta.
“Ne nuk duhet të pyesim se çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por çfarë është në gjendje të bëjë Evropa. Në një numër të caktuar sektorësh absolutisht kyç, mbrojtje, riindustrializimi, dekarbonizimi, ne duhet të marrim fatin tonë në duart tona,” vuri në dukje Brejon, dhe shtoi se kjo vlen pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve në SHBA.
Kryeministri francez Michel Barnier, pas fitores së Donald Trump, mbrojti një “strategji të koordinuar evropiane”, tha zëdhënësja e qeverisë Maud Brejon.
Kandidati republikan për president Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA duke fituar gjithsej 277 vota elektorale.
Për të fituar zgjedhjet presidenciale nevojiten së paku 270 vota elektorale./abcnews.al
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...