Argumentimi që Këshilli Federal i ka bërë përgjigjes pozitive është se pjesëtarët e armatës, pavarësisht nga religjioni i tyre, kanë të drejtë të përkujdesjes shpirtërore.
Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) e mbështet në parim angazhimin e klerikëve myslimanë në shërbim të përkujdesjes shpirtërore të ushtarëve të besimit islam në ushtrinë e vendit. Por për një gjë të tillë nuk ekzistojnë kushtet, shkruan srf.ch.
Kjo ka qenë përgjigja që Këshilli Federal i ka dhënë një mocioni të bërë në parlament.
Kreu i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Philippe Rebord, në janar të këtij viti kishte thënë se nuk kishte asgjë kundër angazhimit të imamëve në ushtri, transmeton albinfo.ch. Kjo deklaratë e tij pastaj kishte shkaktuar pyetje kritike të parlamentarëve.
Ndërsa argumentimi që Këshilli Federal i ka bërë përgjigjes pozitive është se pjesëtarët e armatës, pavarësisht nga religjioni i tyre, kanë të drejtë të përkujdesjes shpirtërore. Kjo e drejtë mbështetet në bazën ideore të ekumenizmit.
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...