Qeveria amerikane është mbyllur zyrtarisht për herë të dytë këtë vit, sepse Kongresi nuk arriti të përmbushë një afat kohor për të votuar për buxhetin e ri.
Senatorët, megjithatë, debatuan gjithë natën dhe votuan për të kaluar projektligjin, i cili tani duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Plani 600-faqësh sugjeron një rritje të shpenzimeve, me rreth 300 miliardë dollarë, për shërbimet e mbrojtjes dhe ato të brendshme, transmeton Klan Kosova.
Por ligjvënësit luftuan për të kapërcyer kundërshtimet e minutës së fundit nga senatori republikan Rand Paul.
Qeveria amerikane ishte mbyllur fillimisht më 19 janar për tri ditë, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë dështuar për të arritur një marrëveshje ashtu që projekligji për financime të mbetet i hapur.
Qeveria është rihapur sërish më 23 janar, transmeton Klan Kosova.
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...