Kryetarja e Atlantas, Kisha Lance Bottomos, ka bërë thirrje për ndryshim, pasi një vajzë tetë vjeçe me ngjyrë u qëllua për vdekje të shtunën, pranë dyqanit Wendy’s ku u vra Rayshard Brooks.
Sipas mediave të huaja, Departamenti i Policisë në Atlanta, potencoi të dielën, se gjatë sulmit me armë, vdiq edhe një tjetër burrë, duke lënë të plagosur dhe dy të tjerë.
Secorie Turner, tetë vjeçe, u qëllua në zonën e Universitetit Avenue, natën e së shtunës, përcjell Telegrafi ndërsa po qëndronte brenda një automjeti me nënën.
Nëna e saj e cila u përpoq të parkonte veturën, u fut në mes të disa barrikadave që ishin vendosur nga një grup njerëzish. Me këtë rast njëri prej tyre hapi zjarr ndaj automjetit, duke qëlluar për vdekje tetëvjeçaren.
“Ju qëlluat një fëmijë për vdekje”, tha kryetarja, Bottoms.
“Dhe nuk ishte vetëm një person i armatosur, aty ishin të paktën dy njerëz të armatosur”, u shpreh ajo.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje