Një oficer policie është qëlluar për vdekje në një stacion policor në qytetin e Croydon të Anglisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai u qëllua nga një 23-vjeçar i cili u arrestua nga autoritetet dhe po mbahej në qendrën e paraburgimit në Windmill Lane.
Lajmin për vrasjen e oficerit britanik e konfirmoi edhe Policia Metropolitane përmes një deklarate në Twitter.
“Një nga oficerët tanë vdiq pasi u qëllua nga një burrë i cili ishte ndaluar në paraburgim në orët e para të mëngjesit”, thuhet në deklaratë.
“Oficerët janë në proces të informimit të anëtarëve të familjes së oficerit”, raportohet më tej.
Polici i cili po trajtohej në vendin e ngjarjes nga mjekët, vdiq më vonë në spital pas plagëve me armë zjarri.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...