Pyjet e shiut në Amazonë po digjen në hapësira aq të mëdha sa tymi tashmë mund të shihet edhe nga hapësira.
Lajmin e bën të ditur Agjencia Hapësinore e vendit. Instituti Kombëtar për Kërkimin Hapësinor njoftoi se vatrat e zjarrit këtë kanë qenë në një numër rekord.
Tymi i lëshuar nga këto zjarre ishte aq i dendur sa arriti që të errësonte qiellin të hënën në Sao Paulo.
Kohët e fundit, presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro shkarkoi kreun e INPE-së pas një sherri mbi të dhënat në lidhje me pjesën e pyllit po pritet.
Ambientalistët thonë se Bolsonaro po lejon që prerësit e pemëve dhe fermerët të shkatërrojnë gjithnjë e më shumë pyllin me qëllim pastrimin e tokës.
Pyjet e Amazonës janë konsideruar shpesh si mushkëritë e planetit pasi prodhojnë rreth 20 për qind të oksigjenit në atmosferën e Tokës.
Këto pyje konsiderohen si vitale për të ngadalësuar ngrohjen globale si dhe strehojnë një numër të pafund speciesh të florës dhe faunës.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës