Një gjykatë në Moskë i ka ndaluar të gjitha organizatat e lidhura me kritikun e burgosur rus, Aleksei Navalny, duke i klasifikuar ato si “ekstremiste”.
Aktivistët tani e tutje rrezikohen nga dënimi me burgim, nëse e vazhdojnë punën e tyre, ndërsa kujtdo që publikisht e përkrah rrjetin politik të Navalnyt mund t’i hiqet e drejta për të garuar në zgjedhje.
Duke shkruar në rrjete sociale, figura e njohur opozitare premtoi se nuk do të zmbrapset. Sidoqoftë, ai tha se përkrahësit e tij tash duhet ta ndryshojnë mënyrën e punës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Rusia do të mbajë zgjedhje parlamentare në shtator të këtij viti. Sipas sondazheve, partia në pushtet është duke e humbur përkrahjen. Disa nga përkrahësit e Navalnyt kanë planifikuar që të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Klasifikimi si organizata ekstremiste mund të ketë pasoja serioze për organizatat e lidhura me Navalnyn. Autoritetet ruse e kanë shtuar presionin ndaj figurave që e kritikojnë apo që e kundërshtojnë pushtetin pak muaj para zgjedhjeve.
Vetëm disa ditë më parë, një kritik i njohur i Kremlinit, Dmitry Gudkov, u largua nga Rusia. Ai tha se këtë veprim e bëri nën trysninë e autoriteteve.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...