Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se përdorimi i armëve ruse në Siri tregoi se ushtria ruse është një nga ushtritë më të pajisura në botë, të paparë në numrin e sistemeve të armëve.
Putin tha në një konferencë praktike ushtarake mbi rezultatet e operacioneve speciale në Siri se “përdorimi i armëve tona në Siri bindshëm shpjegoi se ushtria ruse është një nga ushtritë më të mëdha në botë në aspektin e pajisjeve.” Putin theksoi se Rusia nuk ka homolog në numrin e sistemeve të armëve, njoftuan agjencitë e lajmeve ruse, transmeton portali arbresh.info.
“Gjatë më shumë se dy vjet, forcat e armatosura ruse, së bashku me ushtrinë siriane, kanë mundur grupet më të fuqishme terroriste ndërkombëtare”, tha Putin gjatë një vizite në bazën ushtarake në Hameimim të Sirisë më 11 dhjetor/Arbresh.info/
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...