Rusisë i duhen rreth 6.1 miliardë dollarë për zhvillimin e një projekti të shpallur nga Presidenti Vladimir Putin në shkurt, raportoi gazeta ruse e lajmeve RBC të hënën.
Sipas Reuters, ky projekt përbën zhvillimin e avionëve pa pilot, ku sipas mediave strategjia për zhvillimin e avionëve pa pilot për periudhën deri në vitin 2030 duhet të miratohet deri më 1 qershor dhe të përfshijë detaje mbi prodhimin dhe financimin.
“Sasia e financimit dhe proporcionet e saj korresponduese do të kërkojnë një pozicion të koordinuar të të gjitha departamenteve – çdo shifër tani është spekulative,” citoi një burim i paidentifikuar. Në shkurt, Putin tha se Rusia duhet të rrisë prodhimin e saj të dronëve dhe të krijojë infrastrukturë për përdorimin e tyre të gjerë.
Derisa Rusia prodhon tashmë një numër dronësh, Moska ka përdorur kryesisht dronët “Shahed” të prodhuar nga Irani në sulmet e saj në Ukrainë.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...