Kremlini ka kundërshtuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, rreth vlerësimi që bëri ai në lidhje me Iranin.
Donald Trump e ka quajtur Iranin si ‘shteti terrorist numër një’, ndërsa Kremlinit nuk i ka ardhur aspak mirë për këtë deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
“Rusia ka marrëdhënie miqësore më Iranin”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ne bashkëpunojmë në një sërë çështjesh dhe vlerësojmë marrëdhëniet tona tregtare. Gjithashtu shpresojmë që këto marrëdhënie të mira të vazhdojnë edhe më tej”.
Qëndrimi i Rusisë është në kundërshtim me qëndrimin e Trump, i cili për ABC Neës ka thënë se ‘Irani nuk përfill Shtetet e Bashkuara’.
“Dua të them, ne jemi duke e parë se çfarë po ndodh. Unë mund të them vetëm një gjë, që ata (Irani) nuk përfillin aspak vendin tonë. Ata janë shteti numër 1 terrorist dhe ata kanë dërguar armë në vendin tonë”, ka thënë Trump./Arbresh.info
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...