Presidenti rus, Vladimir Putin sot i urdhëroi shërbimet sekrete të Rusisë që t’i përforcojnë masat e sigurisë në vend dhe jashtë.
“Kërkoj prej shërbimeve sekrete të ndërmerren masa shtesë që të garantohet siguria në Rusi dhe jashtë kufijve të saj dhe ta përforcojnë sigurinë e organizatave ruse jashtë vendit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre”, deklaroi Putin.
Putin në urdhër kërkon prej shërbimeve ruse ta përforcojnë bashkëpunimin me kolegët e tyre të huaj.
Kjo kërkesë e Putinit vjen pas vrasjes së djeshme të ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrej Karllov.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...