Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të urdhëronte atë që ai e quajti një operacion special kundër Ukrainës, duke thënë se të gjitha përpjekjet e mëparshme të Moskës për të ndryshuar situatën e sigurisë ishin asgjësuar.
Në një takim televiziv me drejtues biznesi, Putin i tha Alexander Shokhin, kreut të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve, se Moska ishte detyruar të merrte masa dhe e dinte se sanksionet do të pasonin, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Ne të gjithë e kuptojmë botën në të cilën jetojmë dhe ishim të përgatitur në një mënyrë ose në një tjetër për atë që po ndodh tani nga pikëpamja e politikës së sanksioneve,” tha Putin.
Shokhin tha se Rusia duhet të stimulojë kërkesë shtesë për borxhin e qeverisë nga investitorët privatë, duke pasur parasysh sanksionet e reja perëndimore ndaj obligacioneve shtetërore ruse, duke paralajmëruar se sanksionet e reja do të ishin më të ashpra se ato të mëparshme dhe mund të prishin zinxhirët logjistik dhe furnizimin.
Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve perëndimore që të mos aplikojnë sanksione për projektet klimatike./arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë