Presidenti rus, Vladimir Putin, në një konferencë vjetore për shtyp tha se ekifasiteti i vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit është 97 përqind.
Putini tha se nuk ishte vaksinuar, sepse vaksina ende nuk është aprovuar për qytetarët e moshës së tij, por ai patjetër do ta bëjë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton portal arbresh.info
Ai vlerësoi se sistemi rus i kujdesit shëndetësor ka provuar të jetë më efikas në luftën kundër koronavirusit sesa vendet e tjera.
Regjisori amerikan, Oliver Stone mori vaksinën ruse kundër Covid-19
“Asnjë sistem në botë nuk ishte i gatshëm për këtë. Thjesht nuk ka një sistem të tillë,” tha Putin.
Rusia ka përjetuar rëndë valën e dytë të epidemisë, ku një numër i lartë i njerëzve janë infektuar me koronavirus.
Kujtojmë se vaksinën ruse e ka marrë edhe regjisori amerikan Oliver Stone./arbresh.info/
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...