Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me Shefin e Parlamentit të Koresë së Veriut Kim Yong-nam dhe vuri në dukje se takimi midis udhëheqësve të SHBA dhe Koresë së Veriut është hapi i parë drejt një zgjidhjeje të plotë.
Rusia synon të promovojë një zgjidhje të situatës së Koresë së Veriut duke përdorur mjete paqësore, tha Putin, duke shtuar se takimi midis Trump dhe Kim Jong-un ka ulur nivelin e përgjithshëm të tensionit në gadishullin Korean, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti rus ka konfirmuar ftesën e tij për Kim Jong-un për të vizituar Rusinë, duke thënë se bisedimet mund të mbahen në sfondin e EEF ose të organizohen veçmas nëpërmjet kanaleve diplomatike./Arbresh.info/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari