Presidenti rus, Vladimir Putin komentoi përmes një artikulli tensionet e përshkallëzuara së fundmi në Gadishullin Korean.
Në artikullin e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit, Putin paralajmëroi këtë të premte se tensionet mes Penianit dhe Uashingtonit rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt të armatosur të përmasave të mëdha.
Shefi i Kremlinit kritikon qëndrimin amerikan dhe thotë se po gabohet me shtimin e trysnisë ndaj Penianit komunist në lidhje me programin e tij bërthamor.
“Është thelbësore që problematika rajonale të zgjidhet përmes dialogut të drejtpërdrejtë, ku të përfshihen të gjitha palët pa asnjë kusht”, shkruan Putin.
Sipas tij, provokimet, presionet dhe retorika ofensive që nxit luftë nuk të çon asgjëkundi.
“Të mendosh se është e mundur që të ndalësh programin bërthamor të Penianit vetëm duke ushtruar presion ndaj tij është e gabuar dhe budallallëk”, vijon më tej ai.
Putin risjell në kujtesë propozimin e përbashkët ruso-kinez për zgjidhjen e krizës.
“Zgjidhja është propozimi i Moskës dhe Pekinit, ku ftohet Koreja e Veriut që të ndalë programin e saj raketor në këmbim të ndalimit të lojërave të luftës të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut”, thotë Putin.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...