Presidenti rus, Vladimir Putin është aq popullor në Rusi sa ai ka “hapësirën politike” për të tërhequr forcat e tij nga Ukraina, tha Boris Johnson.
Kryeministri i Britanisë së Madhe tha se Presidenti rus ka ende “mbështetje masive” nga populli i tij, pavarësisht zemërimit ndërkombëtar për pushtimin në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info
“Publiku rus mbështet Putinin”, tha Johnson për Talk TV.
“Mund të vijë një moment kur ai mund t’i thotë popullit rus: “Operacioni ushtarak-teknik që kemi nisur në Ukrainë është kryer”, shtoi Johnson, duke thënë se ai ka shumë hapësirë për manovrim.

Johnson tha gjithashtu se ai nuk priste që Putini të përdorte armë taktike bërthamore në Ukrainë nëse përballej me më shumë dështime ushtarake në vend.
Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Moskës se Britania e Madhe është e përfshirë në luftë me Rusinë.
“Është shumë e rëndësishme që ne të mos e pranojmë mënyrën se si rusët po përpiqen të përcaktojnë atë që po ndodh në Ukrainë”, tha Johnson.
Kryeministri hodhi poshtë komentet e Sergei Lavrov në lidhje me rrezikun në rritje të një lufte bërthamore, pasi ministri i jashtëm rus pretendoi se NATO ishte “në thelb” e përfshirë në luftë me Rusinë, pasi po furnizon me armë Ukrainën.
“Ne nuk duam që kriza të përshkallëzohet përtej kufirit të Ukrainës, por ata kanë të drejtë të mbrojnë veten”, tha Johnson./Independent/arbresh.info/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...