Moska zyrtare ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump, për shkak të paralajmërimit për të anuluar marrëveshjen dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, raporton AA.
“Me këto veprime dhe sulme verbale mbi zyrtarët kubanezë, presidenti amerikan Trump na sjell përsëri në retorikën e harruar të Luftës së Ftohtë”, thuhet në deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.
Në kumtesë thuhet se është i nevojshëm diskursi i bashkëpunimit dhe i zhbllokimit të Kubës dhe se paralajmërimet e Trumpit nuk mund të sjellin dobi.
Pavarësisht premtimeve parazgjedhore se do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet amerikano-ruse, pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump nuk ka bërë ndonjë ndryshim në politikën e jashtme ndaj Moskës.
Javën e kaluar, Senati amerikan miratoi një vendim për zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë.
Rusia mban marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Kubën, për çka në mars të këtij viti nënshkroi një marrëveshje për transportin detar të naftës nga Rusia në Kubë, që ishte pezulluar për më shumë se një dekadë.
Në përputhje me premtimet parazgjedhore për një qëndrim më të rreptë ndaj Kubës, presidenti amerikan, Trump ka vendosur të fus kufizime të rrepta mbi udhëtime në Kubë dhe kufizojnë tregtinë me ushtrinë kubane.
Ai tha se anulon “marrëveshjen e tmerrshme dhe të gabuar”, që paraardhësi i tij, Barack Obama e arriti me Havanën zyrtare.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...