Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar hapur Perëndimin, duke paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet menjëherë ndaj çdo provokimi ushtarak. Në një deklaratë me tone të ashpra, ai u shpreh: “Nëse dikush dëshiron të na testojë ushtarakisht, le ta provojë”.
Putin mohoi se Moska ka ndërmend të sulmojë NATO-n, por tha se nuk do të lejojë asnjë lloj dobësie apo pasigurie. Sipas tij, militarizimi i Evropës është duke u rritur dhe Rusia po e ndjek me kujdes çdo zhvillim. “Dëgjojmë në Gjermani që kërkojnë të rikthejnë ushtrinë më të fortë në Europë.
Ne po vëzhgojmë çdo lëvizje dhe përgjigjja jonë do të jetë shumë bindëse”, tha ai. Kreu i Kremlinit theksoi se historia ka treguar që provokimet ndaj Rusisë kanë përfunduar gjithmonë keq për ata që i kanë ndërmarrë. “Rusia nuk ka nisur kurrë një përballje ushtarake, por nëse cenohet siguria jonë, reagimi ynë është i menjëhershëm”, shtoi ai.
Putin u shpreh mirënjohës ndaj vendeve që sipas tij mbështesin një zgjidhje paqësore, duke përmendur Serbinë, Hungarinë dhe Sllovakinë. Megjithatë, ai akuzoi Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë. “Ne nuk kemi të drejtë të qëndrojmë duarkryq, sepse është në rrezik siguria jonë kombëtare”, tha presidenti rus.
Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të sfiduar Rusinë me forcë, do të marrë një përgjigje të fortë dhe të shpejtë. Putin u pyet edhe për OKB, dhe ndryshe nga homologu amerikan, ai e cilësoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), si organizatën ‘më përfaqësuese për momentin’.
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...