Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar popullit të tij paraditen e së enjtes me anë të një daljeje televizive.
Në fillim të fjalës së tij, lideri rus bëri të ditur se ka folur me qytetarë rreth e qark vendit, duke përfshirë këtu, mësues, vullnetarë dhe ushtarë. Siç edhe bëri të ditur, këtë vit, fokusi i qeverisë së tij do të jetë në agjendën e brendshme.
Nga ana tjetër, Putin u drejtua edhe vendeve të Perëndimit që mund të jenë duke e peshuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë. Lideri rus i kujtoi Perëndimit se edhe Rusia ka armë dhe se mund të krijohen kushtet për një konflikt bërthamor.
“Është e nevojshme që të forcomë grupet tona (ushtarake) në drejtimin strategjik perëndimor për të neutralizuar kërcënimet që lidhen me zgjerimin e radhës të NATO-s në lindje, përfshirjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë. Po flitet për mundësinë e dërgimit të kontingjenteve ushtarake të NATO-s në Ukrainë. Por ne e mbajmë mend fundin e atyre qe dërguan kontingjente në vendin tonë. Por tani, pasojat e një ndërhyrje të mundshme do të jenë shumë më tragjike. Edhe ne kemi armë – dhe ata e dinë mirë, siç thashë – edhe ne kemi armë që mund të godasin objektiva në territoret e tyre. Dhe se ajo që po bëjnë tani, duke u përpjekur të frikësojnë të gjithë botën, rrezikon një konflikt me armë bërthamore. Që do të thotë shkatërrim i qytetërimit.”
Sipas tij, qytetarët e Rusisë janë bërë viktima të asaj që ai e cilësoi “ruso-fobia.”
“Pa një Rusi të fortë dhe sovrane, nuk mund të ketë një rend të qëndrueshëm botëror,” shtoi Putin.
Ndërsa, sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Putin tha se ato janë të interesuara të negociojnë vetëm kur shohin hapësira për të përfituar./A2CNN
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...