Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

21:27 | 12 Mars 2025
Q L

Putini i veshur me kamuflazh, viziton rajonin e Kurskut për herë të parë pas sulmit të Ukrainës.

Presidenti rus i veshur me kamuflazh u bëri thirrje trupave të mposhtin armikun dhe të çlirojnë plotësisht rajonin.

Ai gjithashtu deklaroi se trupat e kapura në këtë rajon do të trajtohen si terroristë.

Nga videoja është e pamundur të kuptohet nëse diktatori rus ishte në rajon apo nëse është filmuar në një vend tjetër, shkruan skynews.

Ndërkohë, në një përditësim operativ, shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë i tha Putinit se forcat ukrainase në rajon janë të rrethuara, duke shtuar se kanë dështuar planet e Kievit.

Kujtojmë se disa muaj më parë forcat e Ukrainës morën nën kontroll pjesë të Kurskut duke zënë në befasi Kremlinin.

Ndryshe, raportohet se ushtarët ukrainas janë rreth nga më shumë se 50 mijë trupa ruse, duke përfshirë disa edhe nga aleati i Moskës, Koreja e Veriut.

 

Shpërndaje në rrjete sociale