Presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar ditë më parë pas një bisede telefonike me homologun rus, Vladimir Putin se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi për 30 ditë.
Por, diktatori rus po vazhdon të kryej sulme të ashpra në infrastrukturën civile.
Qyteti ukrainas i Odesës po sulmohet nga dronët rusë, ka thënë shefi i zyrës së presidentit, Volodymyr Zelensky.
“Odesa është në zjarr”, deklaroi shkurt Andriy Yermak, shkruan skynews.
Dronët rusë po godasin objektivat civilë në qytet dhe se ka viktima, tha guvernatori rajonal lokal.
“Ka viktima ndër civilët, duke përfshirë një ndërtesë banimi shumëkatëshe, një qendër tregtare dhe dyqane”, tha Oleg Kiper. Tre persona u plagosën, përfshi një vajzë të vogël, shtoi ai.
Gjithashtu bëhet e ditur se është goditur edhe një qendër e madhe tregtare, e cila shihet duke u djegur në tërësi.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijբra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Odesa is burning under the heaviest Russian drone attack yet. Deadly Shaheds keep coming.
Reports of civilian victims. pic.twitter.com/sbwZdcAzEl
— KyivPost (@KyivPost) March 20, 2025
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...