Presidenti rus, Vladimir Putin, është gati të flasë në telefon më homologun amerikan, Donald Trump, shkruan A2 CNN. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha se Moska po pret fjalë nga Uashingtoni kur të jetë gati për të zhvilluar këtë telefonatë.
Trump deklaroi të enjten se donte të takohej me Putinit sa më shpejt ë ishte e mundur për të bërë të mundur fundin e luftës në Ukrainë dhe gjithashtu shprehu dëshirën për të punuar me Rusinë drejt uljes së numrit të armëve bërthamore.
Peskov tha të premten se konflikti në Ukrainë ka të bëjë me sigurinë kombëtare të Rusisë dhe jo me çmimin e naftës. Reagimi erdhi pas deklaratës së Trump për ulje të çmimit të naftës.
Pretendimet e Rusisë për rrezikun që i kanoset rusëve që jetojnë në Ukrainë nuk pranohen nga Perëndimi. Prej shkurtit të vitit 2022, Rusia ka nisur luftën në Ukrainë dhe mban në kontroll një pjesë të mirë të territorit të saj. Shifrat mbi ushtarët dhe civilët e vrarë nga të dy palët mbeten të diskutueshme.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...