Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se sanksionet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë nuk kanë arritur ta nënshtrojnë Rusinë, e cila “demonstroi rezistencën më të lartë”.
“Ne krenohemi për këtë, jemi krenarë për Rusinë, popullin dhe forcat tona të armatosura”, tha Putin.
Ai theksoi se kjo do të thotë se një “ekuilibër global” nuk mund të vendoset pa miratimin e Rusisë në një botë shumëpolare.
Megjithatë, Putini tha se “elitat sunduese” të Evropës që pretendojnë se lufta me Rusinë është afër, ai e quan këtë “marrëzi” dhe që është “e pamundur të besohet”.
“Do të binte ndesh me interesat e sigurisë së Rusisë, argumenton ai.
Së fundmi, disa shtete evropiane kanë deklaruar se dronë dhe avionë rusë u kanë shkelur hapësirën ajrore, shkruan Reuters,
Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti...
Supremja i thotë “jo” Alternativës për ankesën rreth fondeve...
Një vit nga takimi i fundit i Hashim Thaçit me babanë e tij ...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Teher...
Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vde...