Putin e krahason komunizmin me fenë krishtere

22:18 | 14 Janar 2018

“Besimi na ka shoqëruar gjithmonë, ka forcuar vendin tonë dhe njerëit tanë, sidomos kur u përballen më kohëra të vështira”, tha Putin në një intervistë për filmin dokumentar “Valaam”.

Pjesa e dokumentarit ku Putin deklarohet mbi komunizmin dhe krishterizmin u transmetua nga kanali televiz rus 1, transmeton portali arbresh.info

“Kishte vite të tillë të rënda të ateizmit militant ( gjatë periudhës sovjetike) kur priftërinjët u vranë, kishat u shkatërruan, por në të njejtën kohë u krijua një fe e re, ideologjia komuniste, e cila është shumë e ngjajshme me krishterizmin, pasi tri shtyllat e saj janë barazia, vëllazëria, drejtësia. .E ç’të themi për Kodin e Ndërtuesve të Komunizmit? Ky është një sublimim, është me të vërtetë vetëm një fragment i marrë nga Bible. Nuk është shpikur asgjë e re”, tha Putin.

Putini gjithashtu krahasoi qëndrimet e komunistëve ndaj Leninit me nderimin e shenjtorëve nën fenë krishtere.

Sipas Presidentit rus, fakti që mbetjet e Leninit u vendosën në mauzole, ka rëndësi të njejtë për njerëzit me pikëpamje komuniste, sikurse reliktet e shenjtorëve për të krishterët.

Vladimir Lenin ishte udhëheqësi i revulocioni komunist në Perandorinë Ruse në vitin 1917 dhe u bë udhëheqësi i parë i Bashkimit Sovjetik kur u formua në vitin 1922. Pasi vdiq në vitin 1924, trupi i tij u balsamua dhe u shfaq në një mauzole në sheshin e Kuq në Moskë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara