Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez kanë zhvilluar një bisedë telefonike mëngjesin e sotëm.
Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov tha se presidenti rus dhe Xi Jinping të dy kundërshtuan atë që ata e quajtën “ndërhyrjen e SHBA” në punët e vendeve të tjera.
Të dy udhëheqësit thanë gjithashtu se synonin të krijonin “një rend botëror shumëpolar, më të drejtë dhe se do të vazhdojnë bashkëpunimet e ngushta mes dy vendeve.
Megjithatë, ata thanë se nuk kishte plane për vizita në vendet e njëri-tjetrit për momentin.
Të dy liderët gjithashtu diskutuan situatën në Ukrainë dhe zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ranë dakord të vazhdojnë kontaktet dypalëshe, por pa dhenë detaje të mëtejshme./abcnews.al
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...