Një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund luftës civile gjashtë vjeçare siriane do të kërkojë kompromis nga të gjitha palët, duke përfshirë qeverinë e Asadit, tha Presidenti i Sirisë Vladimir Putin.
Samiti mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë është projektuar për të hapur rrugën për një zgjidhje që ka të ngjarë të përfundojë me largimin e Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, transmeton portali arbresh.info
“Militantët në Siri kanë pësuar goditje vendimtare dhe tani ekziston një shans realist për t’i dhënë fund luftës civile shumëvjeçare”, tha Putin, përderisa priti Hassan Rohanin e Iranit dhe Recep Tayyip Erdoganin të Turqisë.
Putin priti edhe Assadin në Soçi gjatë ditës së hënën. Pas takimi Putin këmbënguli se Assadi është i angazhuar për një proces të paqes, reformave dhe zgjedhjeve të lira.
Presidenti i Rusisë, ka kërkuar nga Irani dhe Turqia që të një fillojnë një diskutim për rindërtimin e Sirisë.
“Duke pasur parasysh shkallën kolosale të shkatërrimit, do të ishte e mundur që të gjithë se bashku të mendonim për zhvillimin e një programi gjithëpërfshirës për Sirinë,” tha ai./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...