Presidenti rus, Vladimir Putin ka supozuar se Shtetet e Bashkuara janë duke destabilizuar Ballkanin duke treguar “rol dominues” në këtë rajon, kanë raportuar gazetat serbe.
Putin i ka bërë këto komente gazetat serbe, Veçernje Novosti dhe Politika, të publikuara më 15 janar, pak para se të vizitojë Serbinë këtë javë.
Komentet e presidentit rus janë publikuar edhe në faqen online të Kremlinit.
Në deklaratat e tij është theksuar edhe një herë lidhja e ngushtë historike e Moskës me Serbinë, si dhe paralajmërimi për ndikimin perëndimor.
Komentet e tij kanë qenë edhe në kundërshtim me paralajmërimet nga Uashingtoni dhe nga disa vende evropiane që janë të shqetësuara për tentimet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin, duke përfshirë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë, transmeton REL.
Në këto intervista, Putin ka rikujtuar edhe bombardimet e NATO-s në Serbi më 1999 gjatë luftës në Kosovë, si dhe pavarësinë e Kosovës.
“Për aq kohë sa situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore që tregojnë rolin e tyre dominant, vazhdon të jetë faktor serioz i destabilizimit”, është cituar të ketë thënë Putin.
Analistët kanë thënë se vizita kryesore e Putinit në Serbi do të fokusohet në Kishën Ortodokose në Beograd, Shën Vava.
Organizatorët e takimit kanë thënë se Putin dhe nikoqiri i tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet t’iu drejtohen mijëra personave jashtë Kishës, e cila njëherësh konsiderohet “simbol i lidhjeve vllazërore” mes të dyja shteteve.
Putin nis vizitën në Serbi më 17 janar.
LVV sot mban tubim në Gjakovë
Arrestohet një person për organizim të grupit kriminal dhe r...
104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Trump ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...