Britania e Madhe ka paralajmëruar se vendimi i SHBA-ve për të lënë Afganistanin me 31 gusht, do të thotë fund evakuimeve nga aeroporti i Kabulit.
Britania ka bërë thirrje për “kalim të sigurtë” që të vazhdojë evakuimin edhe pas asaj date, por së fundmi mediat angleze kanë shtruar pyetjen se pse Britania e Madhe nuk do të mund të mbajë aeroportin e Kabulit pa SHBA-të?
SHBA siguron pjesën më të madhe të trupave për të mbajtur aeroportin të sigurtë dhe po drejton shumë nga objektet e tij, përfshirë edhe kontrollin e trafikut ajror, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Gjithashtu, siguron edhe inteligjencë dhe mbikqyrje për operacionin, i cili do të kërkonte kohë dhe burime të konsiderueshme për t’u zëvendësuar.
Gjeneral Sir Richard Barrons, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta nga 2013 deri në 2016, tha se kryerja e evakuimeve pa mbështetjen e SHBA do të ishte jashtëzakonisht e vështirë.
“Ne do të duhej të ishim të përgatitur për të lënë aeroportin dhe për të luftuar me talebanët në mënyrë që të largonim njerëzit. Thjesht, unë nuk e shoh këtë si zgjidhje të duhur. Së dyti, nëse talebanët nuk duan që aeroplanët tanë të përdorin aeroportin, atëherë me një raketë, plumba ose me një shpërthim të armatosur evakuimi merr fund”, tha ai.
BBC ka raportuar se rreth 2 mijë njerëz me pasaporta britanike vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan. /arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...